Porti i Durrësit, Berisha: NATO rrëzoi përpjekjet e Ramës për mega-aferën

Sali Berisha këtë të mërkurë ka falënderuar Aleancën e Atlantikut verior, e cila sipas tij hodhi poshtë përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për ta mashtruar me aferën e Portit të Durrësit. Sipas Berishës, kreu i qeverisë u përpoq të fshihte mega aferën e portit me Alabar me petkun e aleancës.

“Vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe presidentit me një agjendë Porto-Romano dhe mbështetje nga NATO për mbylljen e Portit të Durrësit, shndërrimin e tij de facto pasuri shumë miliardshe të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz, klani më i rrezikshëm në Europë, dhe miliarderit të Emirateve, Al Alabar, janë një histori e turpshme.

Janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës, për të mbuluar vjedhjen e madhe të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çdo vend, në këtë situatë, kreu i shtetit do kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder me pronat publike të shqiptarëve dhe të kërcënojë sigurinë e Shqipërisë dhe të NATO-s për aq sa portet e Shqipërisë kanë rëndësi strategjike për aleancën”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?