Posta Shqiptare hyn në tregun e pagesave elektronike‏

Posta Shqiptare do të hyjë në tregun e pagesave elektronike nëpërmjet bashkëpunimit me USAID në një projekt të dedikuar. Shumë shpejt qytetarët do të kenë mundësi që nëpërmjet Postës Shqiptare të kryejnë pagesat nëpërmjet celularit. 

Çdo pagesë që kryhet sot në sportelet e Postës Shqiptare, do të mund të kryhet edhe me celular, pavarësisht nëse ky i fundit është një smartphone apo jo. Shërbimi do të jetë i aksesueshem për të gjithë qytetarët deri në zonat më të thella dhe synon të kapë 100% të tregut shqiptar. Ky shërbim pritet të filloje brenda pak muajve.

Në një konferencë të zhvilluar sot nga USAID,  ku ishin të ftuar përfaqësues të kompanive të ndryshme të telekomunikacionit dhe bankare, si edhe me pjesemarrjen e zv. Kryeministrit, Ministres së Inovacionit dhe Guvernatorit të Bankes së Shqipërisë, u bë publik lancimi i këtij projekti me mjaft interes për qytetarët shqiptare.

 

SHKARKO APP