Postribë, shkëmbi shkëputet nga mali, shikoni si ka dëmtuar banesën

 Një masiv mali është shkëputur pak pas mesnate në fshatin Omaraj të komunës Postribë.

Masivet kanë përfunduar në rrugën Preka – Dukagjin duke e bllokuar atë deri rreth orës 10:00 të së enjtes. Ndërkohë një prej masivëve të mëdhenj guri ka rënë në një banesë të shtetasit Tahir Dushaj.

Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur kryetari i qarkut Maxhid Cungu dhe ai i komunës Postribë Faz Shabaj për të parë nga afër gjendjen. Pritet që një grup ekspertësh të verifikojnë dëmet. Mali paraqet rrezik për shembje të tjera.

SHKARKO APP