PPE: Zgjedhje e lira janë kusht për në BE. Të zbatohet reforma zgjedhore sipas 5 qershorit
Zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është paralajmërimi i fortë i Partive Popullore Europiane, grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian. PPE gjithashtu apelon që, reforma zgjedhore e 5 qershorit të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht, ndryshimet e njëanëshme, kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR Deklarata e plotë për Shqipërinë, e diskutuar në Asamblenë Politike të PPE. “PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve”,- thuhet në deklaratën e PPE.
Lexoni edhe….
- Yuri Kim mesazh qeverisë: Ata që nënshkruan 5 qershorin mos të devijojnë. Është çështje nderi
- BE kundër Ramës, Soreca: Të respektohet marrëveshja e 5 qershorit
- Opozita e Bashkuar: Listat të hapen 100 për qind dhe koalicionet të ruhen siç është në ligjin aktual
- Presidenti: Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit është atentat ndaj rendit kushtetues e demokratik
- Edmond Panariti: Opozita e Bashkuar, fitore të padiskutueshme në çdo rrethanë
- Preç Zogaj: Listat e “hapura”, pjesën e luanit për kryetarin dhe një kockë për zgjedhësit