Pranga për korrupsion një avokati
Në pranga të policisë ka rënë një avokat, për shkak të një vendimi gjyqësor të padrejtë. Avokati është zbuluar në kushte flagrante nën kryerjen e korrupsionit.
Ngjarja është shënuar ditën e sotme. Burime nga policia thanë se bëhet fjalë për avokat Preng Lleshaj.
Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se:“Komisariati i policise nr.3, ka bere te mundur kapjen e shtetasit Preng Lleshaj, 66 vjeç lindur ne Puke dhe banues ne Tirane, me profesion avokat, pasi ndaj tij Prokuroria e rrethit gjyqesore Lezhe ka derguar urdherin per ekzekutimin e vendimit penal numer 217, date viti 2016 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe e cila ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg” per vepren penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, thuhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

