Prangoset lezhjani i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni dhe organizatë kriminale. Ja emri

Policia ka vendosur në pranga një të kërkuar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

I arrestuari është Ndue (Vitor) Perjaku 48 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali.

Gjykata e Trevizos në Itali  e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni” ndërsa pritet që të ekstradohet për të vuajtur dënimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?