Pranvera mbretërore në Fish City, troket mes sythave që shpërthejnë dhe luleve që çelin
Kjo trokitje e hirshme e natyrës është në Fish City, Labinot-Fushë, Elbasan, aty ku pranvera ka ardhur përmes shpërthimit të sythave dhe çeljes së luleve, aty ku stina e hareshme lexohet përmes një panorame të mahnitshme ku shkruhet me germa të arta e sotmja dhe e ardhmja e një qyteti që ka lindur nga asgjëja për të patur sot një status të privilegjuar si një atraksion turistik. Jo vetëm kaq, për të qenë shansi dhe mundësi më kuptimplotë se si forca e besimi dhe sipërmarrja shqiptare arrijnë të transformojnë realitetet, të shndërrojnë premtimin në mundësi.
Eja prek e përjeto pranverën në qytezën Fish City, në vendin e mundësive dhe atraksionit, në atë copëz të mrekullisë shqiptare që i bën të gjithë të ndihen si në parajsë, sepse është mikpritja, është natyra, janë kapacitetet e shërbimeve që ofrohen. Gjithçka që kërkon për fëmijë e të rritur e gjen këtu mes nesh. Të presim si mbret! thotë Gjergj Luca.
Qyteza ofron një gamë të gjerë aktivitetesh dhe argëtimi për fëmijë dhe të rritur. Nga lojërat e hapura në natyrë deri te vendpushimet e qeta, Rozafa premton një përvojë mbretërore për vizitorët e saj. “Gjithçka që kërkon, e gjen këtu mes nesh,” ky është postulati i kësaj mikpritjeje origjinale.
Në frymën e mikpritjes tradicionale shqiptare, qyteza Rozafa ju pret “si mbret” për të shijuar pranverën në mënyrën më të mirë të mundshme. Mos e humbisni këtë mundësi për të krijuar kujtime të paharrueshme në zemrën e Elbasanit, në vetë shpirtin e të bukurës që ligjëron mes gjelbërimit artit të kujtesës kombëtare dhe një harmonie që dirigjohet në një panoramë plot ngjyra dhe dinamizëm.
Albert Vataj / Koha Jonë