Prapë tritol në Vlorë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës. Banesa është në pronësi të 57-vjeçari me iniciale Robert M.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirimi” pranë rrugës “Demokracia”, ku dyshohet se pranë derës së kësaj banese (kati II) është vendosur një sasi e vogël lëndë shpërthyese.

Si pasojë e shpërthimit, kemi vetëm dëmtime të pjesshme të derës së banesës. Në momentin e ndodhjes së ngjarjes, nuk ka patur njeri në banesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëjmë me dije se këtij objekti (lokal-banesë) i është vendosur eksploziv edhe disa ditë më parë, me pasoja të lehta materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia vijon veprimet hetimore në lidhje me zbardhjen e ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?