Preç Zogaj: Duratrokas kritikën e Bashës kundër Berishës. Muç Nano: PD të deberishizohet

Pendesa e Lulzim Bashës për ligjin e mbetjeve ndan analistët. Ata që e besojnë e quajnë një akt qytetar, edhe nëse poshtë fsheh interes politik. Por, të tjerë shprehen mosbesues të sinqeritetit, sa kohë akti i tij është jo kundër Sali Berishës, por kundër çdo vendimi që merr qeveria e Edi Ramës.

Preç Zogaj thotë:

“Duhet të duartrokasim pranimin e gabimit. Është ngjarje jo e zakonshme në politikën shqiptare. Unë kam qenë kundër ligjit dhe për këtë arsye e duartrokas”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa opinionisti Mustafa Nano shprehet:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam frikë se më shumë sesa reflektim është një përpjekje e Bashës për t’i hipur kalit të protestës. Kjo gjë do të ishte më e besueshme nëse do të ishte thënë përpara një jave”.

“Mendoj se ka bërë gjënë e duhur. Qoftë duke kërkuar falje, por mbi të gjitha duke treguar se partitë reflektojnë humorin e shoqërisë”, deklaron pedagogu Agron Gjekmarkaj.

Nga ana e tij, opinionisti Arjan Vasjari theksoi:

“Nuk e besoj që zoti Basha është i besueshëm. Me këtë qëndrim shpall përfundimisht se është një dishepull i kulturës së JO-së. Unë do ta besoja zotin Basha edhe nëse do të ishte kundër, por nëse do të ishte kundër Sali Berishës. Basha është kundër vetëm ndaj Edi Ramës”.

Skënder Minxhozi i Javaneës.al thotë:

“Që një politikan në Shqipëri të reflektojë është e rrallë dhe shumë pozitive. Megjithatë, do të thoja se është një lëvizje taktike e tij, pasi ai nuk mund të fliste për ligjin e ri të PS-së pa hedhur poshtë ligjin e vjetër të PD-së. Kam përshtypjen se është marrë një vendim në PD për të kërkuar ndjesë formale ndaj publikut për atë që u propozua dhe nuk kaloi, në mënyrë që t’i kenë duart e lira për të sulmuar ligjin e ri”.

“Lulzim Basha duhet të ndërtojë një parti të Lulzim Bashës, por, për ta bërë këtë, ajo parti duhet deberishizuar. Po ta bëjë, do të ishte një alamet gjesti”, shpjegon Nano./ TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?