Prej javësh sulmon Bashën, por Rama gabon në Peshkopi (FOTOLAJM)

”Mos bëj si bëj unë, por bëj ça them unë”. Kjo shprehje e urtë populle i përshtatet kryeministrit Edi Rama. ”Me dy gishta, me flamuj, dalin brohorasin”,-kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për të gjitha aktivitetet politike të Partisë Demokratike, duke i kritikuar për shkeljen e rregullave anti-covid

Rama këtë të mërkurë ndodhet në Peshkopi, ku ka mbledhur qindra qytetarë të brohorasin për të, ndërkohë që në duar nuk mbajnë flamurin e PS-së por atë kuqezi.

Po ashtu kësaj herë, Rama nuk është i treguar i kujdesshëm që të respektojnë rregullat e pandemisë, pasi në fund të karrigeve është mbledhur një grup qytetarësh, të ngjitur me njëri-tjetrin.

SHKARKO APP