Prençi: Kompanive që s’pastrojnë rrugët t’u hiqet licenca apo tenderi

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, apeloi Autoritetin Rrugor Shqiptar të marrë masa për firmat e mirëmbajtjes që nuk përmbushin detyrimet për mirëmbajtjen e rrugëve.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Prençi tha se rasti më flagrant ishte ai i Malësisë së Madhe, ku nuk kishte as punonjës dhe as mjete të kompanisë që ka fituar tenderin për pastrimin e borës.

Prençi shtoi se edhe prokuroria dhe policia duhet të vihet në lëvizje dhe të nisë hetime kryesisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prençi: Në qëndrimin që kemi patur për kompanitë kam konstatuar një qëndrim disi jo të përafërt midis qëndrimit tonë si Emergjenca Civile dhe Autoritetit Rrugor. Në rajonet ku kemi inspektuar, dje në Bogë dhe Vermosh kompanitë që kanë detyrime kontraktore nuk ishin fare në terren. Nuk është problem që duhet Drejtoria e Përgjithshme të Emergjencave Civile të paraqesë kallëzim në prokurori, është ARRSH që duhet të ankohet për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore sepse kontratën e kanë me kompaninë. Nëse kompanitë nuk janë në punë dhe ata thonë është bërë punë e mirë kjo ka të bëjë me konflikt interesi. Unë kam bërë thirrje publike, sepse dhe prokuroria dhe policia kanë të drejtën e hetimit kryesisht në rastet kur dëgjojnë në media që një kompani dhe pse janë blllokuar me qindra dhe mijëra qytetarë kompania nuk ka as punonjës dhe as mjete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk duhet të pengohet hetimi pse nuk është dorëzuar një letër në prokurori apo polici. Secili institucion duhet të bëjë detyrën. Dje në Malësi të Madhe, prefekti Radovani dhe kreu i bashkisë e pranuan dhe denoncuan para mediave që kompania që ka fituar tenderin nga ARRSH nuk ndodhet në krye të detyrës.Ne dërguam mjetet e Emergjencës Civile që me datë 4 pas thirrjes që kishin bërë që ti ndihmonim. Por nuk është serioze. Ne mund të angazhojmë mjetet për ti ndihmuar këto kompani për të përballuar një situatë tepër të rënduar që nuk e përballon dot me mjetet e veta, por kur kompanitë nuk ndodhen aty dhe ne shkojmë kryejmë detyrën do të thotë se ekziston një fenomen shumë i rrezikshëm.

Kompanive që s’bëjnë punën t’u hiqet licenca apo tenderi

Prençi tha se kompanitë e mirëmbajtjes nuk vepruan në kohë me alarmin e dhënë dhe ndaj tyre duhet të veprohet deri me heqje licence apo tenderi.

Prençi: Kompanitë nuk dëgjuan këmbanën e alarmit që dhamë.E bëri problem dhe qeveria.Shumica e kompanive nuk ishin, ka pasur kompani që deri ditën e djeshme nuk kanë qenë fare në akset rrugore që kanë detyrime pasi kanë fituar tenderat. Secila strukturë duhet të thotë fjalën e vet, qoftë dhe të fillojnë hetimet për ata që abuzojnë me detyrën e shtetit. Kanë detyrime por nuk janë në krye të detyrës.Duhet të merren masa drastike duke u hequr licensat apo duke u hequr tenderat. Ka kompani që edhe pse kanë pasur segmente të vështira dhe të gjata deri në 60 km dhe trashësia e borës ka qenë shumë e madhe, kapacitetet teknike nuk i kanë pasur në nivelin e duhur por kanë bërë punë të mirë. Aktualisht segmenti Qafë Mali-Fierzë është bërë i mundur të hapet me borëpastruese dhe të jetë i kalueshëm me zinxhirë. Ka ende punë për të bërë, duhet sasi e madhe kripe apo skorje për tu hedhur. Por ka dhe kompani të tjera si në Malësi të Madhe që nuk janë dukur fare në segmente për të punuar, atje punojnë mjetet e emergjencave civile dhe ushtrisë. Ka segmente rrugore në rajonin e Dibrës që kompanitë akoma nuk kanë filluar ti prekin me dorë.Nuk ka as punonjës dhe as mjete. Ka në Kukës.

Zonat më problematike nga bora

Prençi: Situatat më të vështira janë në rajonin e Shkodrës, kryesisht në njësitë administrative të Vermoshit dhe njësinë administrative Bregu i Lumit, apo Thethi. Lartësia e dëborës nuk është më e larta e hasur ndonjëherë, në akset rrugore varion nga 25 cm në 1 metër e 20 cm. Lartësia më e madhe e dëborës është në Vermosh dhe Qafë Thore rrugës për në Theth.Po kështu dhe në rrugët e disa fshatrave të Pukës dhe Tropojës që varion 80 cm në 100 cm. Problematika kryesore është nga trashësia e akullit. Traktorët, buldozerët dhe fadromat nuk kryejnë efekt nëse nuk zbutet duke hedhur kripë dhe skorje.Ose duke e spërkatur me ujë me kripë.

 Nesër ndihma ushqimore nga ajri për dy zona në Kukës

Prençi: U është bërë e ditur të gjithë kryetarëve të Bashkive dhe prefektëve që në situata tepër të rënda duhet të kërkohet ndihma për t’iu ofryuar dhe në skajet më të largëta apo zonat e izoluara me operacione nga ajri. Deri në këto momente nuk ka pasur. Nesër parashikojmë që në disa zona që janë të izoluara mund të dërgohen ndihma ushqimore nga ajri. Në Kukës kemi dy zona që kanë kërkuar. Në përgjithësi situata ka qenë e menaxhueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?