Prenga e Cara: Pjerin Ndreu nuk e goditi Strazimirin, vetëm janë sharë

Dy deputetët socialistë parid Cara dhe Armando Prenga janë shprehur se nuk kanë parë që kolegu i tyre socialist Pjerin Ndreuy të ketë goditur deputetin demokrat Genti Strazimiri në konfliktin e ndodhur në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë në muajin korrik 2014.

Dy ligjvënësit socialistë dëshmuan para Gjykatës së Lartë ku ka nisr gjykimi ndaj dy deputetëve socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët sipas organit të Prokurorisë kanë goditur pë shkak të detyrës deputetin genti Strazimiri.

Prenga dhe Cara , të cilët munguan në seancën e kaluar, kanë treguar përpara togave të zeza ngjarjen e dhunës në Kuvend, duke u shprehur se deputeti i akuzuar Pjerin Ndreu nuk e ka goditur kolegun e tij demokrat Strazimiri, por vetëm ka pasur fyerje e sharje mes tyre.

Deputeti Prengaështë shprehur se gjuha e deputetit demokrat në Kuvend është fyese për të gjithë kolegët e tij, duke krijuar edhe rritim. Sipas Prengës, ai së bashku me Ndreun kanë qenë në kafe pas fjalimit irritues të Strazimirit, dhe kur janë rikthyer në Kuvend, ka dëgjuar deputetin e PD duke sharë dhe ofenduar në korridor.

Të njëjtën gjë sipas Prengës, Strazimiri bëri edhe me Ndreun duke sjellë edhe shkëmbim fyerjesh mes tyre. Prenga tha se  nuk ka parë që kolegu i tij i PS të ketë goditur deputetin demokrat.

“Deputeti Strazimiri shpesh në fjalimet që mban irriton jo vetëm deputetë por edhe dëgjuesit. Fjalimi i tij ishte fyes për të gjithë deputetët e Kuvendit.

Fjalimi i Strazimirit u përgojua në sallë. 30 min pas fjalimit dolëm në kafe me Pjerinin dhe pastaj në korridor dëgjova Strazimirin që shante e bërtiste.

Në ate moment Strazimiri e fyen, dhe Pjerini u afrua në shkëmbim fjalësh e fyerjesh mes tyre. Nuk kam parë që Strazimirin ta ketë qëlluar Pjerini dhe vetëm sharje e fyerje mes tyre kishte”, tha Prenga.

SHKARKO APP