Presidenti i Kinës nënshkruan marrëveshjen bërthamore me Britaninë e Madhe

 

Lideri i Kinës pritet të vendosë vulë përsa i përket centralit të parë të energjisë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar.Impianti mund të hapet në vitin 2025 në Hinkley Poin, me Kinën që me shumë gjasa do të mbulojë rreth 30% të shpenzimeve.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të takohet me kryeminstrin David Cameron më vonë, në ditën e dytë të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Marrëveshje më  shumë se 30 miliard paund pritet të nënshkruhet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Kinës gjatë kësaj vizite 4 ditore të presidentit kinez në Angli. Impianti do të ndërtohet nga firma energjitike franceze EDF.

SHKARKO APP