Presidenti i shkon për vizitë, korçari i famshëm: Shkele këtë prag, për mua je fisnik…
Gjatë vizitës së tij të sotme në Korçë, me rastin e 7 Marsit, presidenti i Republikës ka surprizuar edhe “korçarin më të famshëm” në rrjetet sociale, Ilir Vrenozin.
Kreu i shtetit ishte për një vizitë në familjen Vrenozi, çaste nga të cilat i ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë Ilir Vrenozi, shkruan Ora News.
Ky i fundit duket shumë i lumtur nga vizita e papritur e presidentit ndaj dhe i ka kushtuar disa vargje.
Poezia e Vrenozit për presidentin:
Kjo është thjeshtësi,
S’di ta them më mirë,
Vlerë për një njeri,
Që zemrën ka të tillë.
Shkele këtë prag,
Për mua je fisnik,
Mirënjohjen e ke hak,
Një mik përmbi mik
Presidenti i Republikës ishte sot në qytetin e Korçës nga ku ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit.
Meta e ka cilësuar profesionin e mësuesit si shumë fisnik, teksa ka nënvizuar se është e rëndësishme që gjeneratat të përqendrohen në edukimin patriotik dhe atdhetar.
“Profesioni i mësuesit është shumë fisnik. Kemi kaq shumë mësues të thjeshtë që sakrifikojnë pavarësisht vështirësive që ndeshin. Sot është një ditë e jashtëzakonshme për të nderuar Petro Nini Luarasin, i cili ndoqi rrugën e Pandeli Sotirit “Ma mblidhni gjakun që të shkruajnë fëmijët”. Unë dua të nënvizoj që është shumë e rëndësishme që ne të përqendrohemi në edukimin patriotik dhe atdhetar të gjeneratave”.