FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Ilir Meta i dashuruar me sportet ekstreme (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka hequr kostumin zyrtar dhe po shijon bukuritë e natyrës, nga deti në alpe. Urimin e mirëmëngjesit, Kreu i Shtetit e ka bërë duke shpërndarë në Facebook, një video ku praktikon sportet ekstreme. Presidenti ishte në Grykën e Rugovës në Pejë, ku shkruan se ka kaluar një eksperiencë fantastike dhe një adrenalinë të paparë. ”Mirëmëngjesi të dashur miq dhe një javë të mbarë! Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë. Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua”, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?