Presidenti Meta dekreton me grada madhore “Gjeneral Brigade” dy kolonelët, Arben Kingji dhe Ilir Xhebexhia

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për dy kolonelët, Arben Voke Kingji dhe Ilir Hasan Xhebexhia.

Kolonel Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Kolonel Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

DEKRETET

‘Në mbështetje të nenit 92, germa “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, germa “a”, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 11703
Tiranë, më 11.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, germa “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, germa “a”, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 11704
Tiranë, më 11.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

SHKARKO APP