Presidenti Meta: Hapje e sigurtë dhe e pakthyeshme e ekonomisë, që ringritja të jetë sa më e shpejtë

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook një analizë të ish-ministrit të Financave, Arben Malaj, ku jepen rekomandime për mënyrën sesi duhet të rivihet në lëvizje ekonomia e bllokuar nga koronavirusi.

Presidenti Ilir Meta shprehet se bashkë me përpjekjet për kontrollin e pandemisë duhet që qeveria të krijojë kushtet për hapje të sigurte dhe të pakthyeshme të ekonomisë.

“Ndërsa duhet forcuar edhe më tej kontrolli i pandemisë dhe treguesve të saj, duhet të shtojmë përpjekjet për një hapje të sigurtë dhe të pakthyeshme të ekonomisë, me qëllim ringritjen e saj sa më të shpejtë”,- shprehet kreu i shtetit, teksa fton qytetarët të lexojnë analizën e ish-ministrit Prof.Dr. Arben Malaj

Në analizën e tij, ish-ministri shprehet se “qeveria duhet ta përmirësojë transparencën publike të hartimit dhe miratimit të paketave sociale dhe mbështetëse për biznesin. Konsultimi dhe analiza e kujdesshme e çdo propozimi prej grupeve të interesit. Analiza, vlerësimi dhe përfshirja e propozimeve të opozitës përmirësojnë pritshmëritë e individëve dhe biznesit për daljen nga kriza dhe ringritjen e tyre. Përmirësimi i pritshmërive optimiste ka një efekt pozitiv në ekonomi shumë më të madh se qindra miliona dollarë apo euro të injektuara në ekonomi. Hapja e ekonomisë edhe në mënyrë graduale është fillimi i fundit të efekteve negative të COVID-19, ndërsa ringritja e ekonomisë të jetë fillimi i fundit të keqqeverisjeve, sepse aty gjenden rrënjët përse disa vende preken më pak dhe ringrihen menjëherë”.

Shkrimi i plotë i ish-ministrit të Finacave: Arben Malaj: Hapja dhe ringritja e ekonomisë

SHKARKO APP