Presidenti Trump e bën dhëndrin këshilltar të lartë

Dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, do të emërohet në një post kyç në Shtëpinë e Bardhë, ka raportuar NBC News.

Duke cituar një të afërt me presidentin e zgjedhur, rrjeti ka thënë se Kushner, i cili është i martuar me vajzën e Donald Trumpit, Ivanka Trump, do të shërbejë si këshilltar i lartë i presidentit, rol të cilin e mbajti edhe gjatë fushatës.

Kushner dhe Ivanka Trump tashmë kanë gjetur shtëpinë ku do të vendosen kur të shkojnë në Washington.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?