Presidentja kosovare niset në Vatikan për një audiencë private me Papa Françeskun

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka udhëtuar sot për në Selinë e Shenjtë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private.

Ajo në rrjetin social Facebook ka shkruar se me Papa Françeskun do të ndajë rrëfimet për traditën e pasur të vendit tonë dhe qytetarëve të saj, rrugën tonë drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit tonë dhe harmoninë mes religjioneve.

“Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia”, ka shkruar ajo

SHKARKO APP