Presidentja kroate “kërcënohet” nga një video seksi, pas lidhjes jashtëmartesore me një spiun serb

Kolinda Grabar Kitaroviç në vitin 2013 ishte ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s në Bruksel. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me një spiun serb.
Nga frika se shërbimi sekret serb ka xhirime seksuale të saj, shërbimi sekret kroat është vënë në lëvizje.
Informer shkruan se agjentët e SOA-s kroate kanë ngritur alarmin pasi kanë marrë vesh se presidentja kroate ishte në lidhje me një agjent serb, transmeton Telegrafi.
Presidentja nuk e dinte se kush është i dashuri i saj. Ajo mendonte se ai merrej me pasuri të patundshme dhe se ishte trashëgimtar i një tregtari të pasur të Beogradit… Kolinda me të ishte për disa muaj në lidhje jashtëmartesore. Ata u takuan në apartamente private në Bruksel, që ka të ngjarë të jenë mbuluar nga kamerat! Dyshohet se presidentja është xhiruar në poza eksplicite. Lidhjet tona nga shërbimi serb thonë se xhirimet janë arkivuar dhe se pritet momenti që ato të dalin në publik”, thotë një diplomat i lartë perëndimor.
“Edhe funksioni i saj në NATO ishte i shërbimit informativ. Dy agjentë, edhe nëse janë në lidhje emocionale, nuk e harrojnë punën. Puna e tyre ështe në mbledhjen e informatave. Prandaj, nuk mund të përjashtohet mundësia që shërbimi serb ka kaseta me skena seksuale të agjentit të vet dhe të Kitaroviçit”, thotë ai.

SHKARKO APP