Prestigjozia”The Guardian” Banjat e Bënjës “Një xhevahir i vërtetë”

“Një xhevahir i vërtetë; e quan gjigandi britanik, duke përmendur madhështinë e luginës së Vjosës, lumit të fundit që rrjedh i lirë në Europë, urën e lashtë prej guri nën kaltërsinë e qiellit shqiptar”, shkruan kryeministri Rama, në një postim në Facebook.

Duke iu sugjeruar lexuesve se si mund të shkojnë dhe të kalojnë ditën në banajt e Bënjës, media përmend edhe urën e lashtë prej guri që ndodhet aty.

“Banjat termale të Bënjës në jug të vendit janë një xhevahir i vërtetë. Burimet arrihen nga një rrugë shkëmbore, pak me makinë nga Përmeti. Shtrirja përfundimtare duhet të bëhet në këmbë. Banja ndodhet pranë lumit Langaricë, një degë e Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë në Evropë. Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u lyer me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike. E gjithë kjo duke marrë në sy madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar”, thuhet në artikull.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?