“Preu në besë mikun e tij”, vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e Eri Zefit

Vetëdorëzohet në polici Gjovalin Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vrasjes së Eri Zefit në Mirdite.

Mikel (Gjovalin) Alia nga Fani, mik i ngushtë i viktimës, raportohej se Zefi ka prerë në besë nga mikun e tij të ngushtë.

Trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit me datë 2 tetor, dhe dyshimet e para ishin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, muaj më parë ka kryer një vrasje në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e viktimës në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash çka ka vështirësuar punën e hetuesve, dhe zbulimin e mëtejshëm të autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që mbetet e dyshimtë edhe për policinë e Lezhës është fakti nëse 34-vjeçari është ekzekutuar në ndonjë vend tjetër dhe më pas është lënë në Zalle Xhuxhe nga autori apo është marrë peng për t’u ekzekutuar në Mirditë.

Eri është vëllai i Ndue Zefit, i cili jo më larg se në shkurtin e këtij viti vrau fqinjin e tij Martin Ndreca, në Durrës pas një sherri banal. Kjo ngjarje dhe mundësia e një hakmarrje është dhe një nga pistat ku po heton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?