Primaret e Tiranës treguan se PD-ja nuk ndryshon, ajo mbetet e ngurtësuar brenda vetes
Belind Këlliçi praktikisht e ka fituar të drejten për të qenë kandidati i PD për Tiranën, pavarësisht balotazhit. Partia Demokratike, pavarësisht ngjarjeve domethenëse të 20 muajve të fundit, nuk e kuptoi që duhet të kapercejë veten për tu modernizuar, për tu përfshirë në shoqeri, për të kuptuar nevojen e shoqerisë që të shkëputet nga prangat e politikes 30-vjeçare që e ka kapur për fyti me rotacionin pa ndryshim që mban në pushtet të njëjtit njerëz, por ndryshon përdoruesit e lugeve, që i fusin si të babezitur në pasurinë e përbashket të shqiptarëve, faji i vetëm i të cilëve është se zgjedhin emigrimin si zgjidhje.
PD tregoi se nuk ka nevojë për shoqerinë, por do të qendrojë stoike me lugë në brez, si alternativa për të sjellë të keqen tradicionale 30- vjeçare, por në masë më të vogel se Rilindja.
PD, me 13 vjet pushtet, në 30 vitet postkomuniste, ndoshta e ka komoditetin te presë me lugë në brez, pa ndryshuar asgje tek vetja, derisa shoqeria t’i dorezohet si e keqja më e vogel. I vetmi problem është që vendi nuk e ka më komoditetin të kalojë nga një e keqe te tjetra, ndërsa kombi tkurret, shpresa vdes dhe e ardhmja errësohet në horizontin e një politike mbytese që punon në koordinim të plotë për të mos ndryshuar asgjë.