“Prishja e qetësisë publike”, policia e Kavajës merr masa në Golemn

Golem, Kavajë/Policia e Kavajës kontrolle për zbatimin me rigorozitet të orarit për ndalimin e muzikës në orarin e përcaktuar, me qëllim garantimin e qetësisë së pushuesve.
Kishin vënë muzikë të lartë, gjatë natës, në një lokal në Golem dhe si pasojë kishin prishur qetësinë publike duke shqetësuar banorët, Policia procedoi penalisht menaxherin e lokalit.
Sekuestrohen disa pajisje që gjeneronin muzikë.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollove bazuar dhe në njoftimet e adresuara nga qytetarët për prishje të qetësisë publike, kanë konstatuar një lokal në Golem, ku kishte muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar, shkelje e cila përbënte shqetësim për banorët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë ndërhyrë menjëherë në lokal, për të ndaluar vijimin e muzikës dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pajisje që gjeneronin muzikë.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për menaxherin e lokalit, shtetasin K. G., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e lokaleve të zbatojnë me rigorozitet orarin e ndalimit të muzikës pasi nuk do tolerohet asnjë rast dhe fton qytetarët të denoncojnë raste të prishjes së qetësisë publike duke ju garantuar ndërhyrje të menjëhershme konform ligjit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?