Prodhonin eksploziv, 6 në pranga

Disa të rinj janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen për prodhimin artizanal të lëndëve plasëse.

Aksioni është zhvilluar në Librazhd dhe në Tiranë, pas hetimeve të bëra nga Policia e Elbasanit.

Hetimi kishte nisur që në vitin 2014 dhe sot është përfunduar operacioni i koduar në "Funaras".

Të arrestuar janë:

Astrit Feim Blloku,18 vjeç, banues komuna Orenje Librazhd;

Aurel Riza Isaku, banues komuna Orenje librazhd;

Altin Idriz Balazi, banues komuna Orenj Librazhd;

Subi Sabahit Koçi 26 vjeç;

Edmond Sabahit Koçi 23 vjeç;

Illi Sabahit Koçi 22 vjeç, të tre lindur në bulqizë dhe banues në Paskuqan, Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin në mënyrë artizanale lëndë eksplozive të cilin e shisnin së bashku me kapsolla plasëse detonatore dhe fitil detonator. Gjate operacionit janë sekuestruar 48 kg lëndë eksplozive dhe 150 copë kapsolla plasëse detonatorë, nje shumë parash prej 20 mijë lekësh, dy automjete Fuoristrada Mitsubishi dhe 20 aparate celulare të markave të ndryshme që personat i përdornin për të realizuar veprimtarinë kriminale.

Personat dyshohen të kenë konsumuar veprat penale të "Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake" dhe "Trafikimin e lëndëve plasëse dhe eksplozivëve".

SHKARKO APP