Produktet shqiptare të vreshtarisë do t’i përkasin tashmë edhe ambicies globale të konkurrimit

Vreshtaria ka qenë një traditë e njohur shqiptare, por kjo tashmë do t’i përkasë ballafaqimit të vlerave konkurruese globale.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (ONVV), që krijon mundësi bashkëpunimi dhe hapësira të shumta për prodhuesit shqiptarë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “Shqipëria është vendi i 50-të që i bashkohet kësaj organizate, e cila këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit”.
Denaj u shpreh, nëpërmjet miratimit të këtij projektligji, një fokus të veçantë merr harmonizimi me praktikat ndërkombëtare, minimizimi i barrierave tregtare dhe mbrojtja e konsumatorëve, si dhe do të përfitojmë nga një rrjet prej rreth 1000 ekspertësh.
“Miratimi i këtij projektligji është në përputhje me programin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare”, theksoi Denaj.
Vera po fiton terren kur bëhet fjalë për menutë e eksportit agroushqimor të Shqipërisë.
Rritja e prodhimit është nxitur nga shitjet e verës, një prirje që duket se do të çlirojë potencialin në zhvillim të sektorit.
Në këtë konteks, ndërtimi dhe promovimi i sektorit të vreshtarisë dhe verërave është pjesë e nismës të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që synon të diversifikojë eksportet e verës në tregjet jotradicionale.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është në bashkëpunim të ngushtë me fermerët që kultivojnë vreshta dhe prodhuesit e verës, për fuqizimin e këtij sektori, që për shijen, autenticitetin e verës që prodhon, hyn tek produktet e ekselencës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?