Profilaksia për fëmijët me hemofili, Manastirliu: Shmangen pasojat që mund të sjellë kjo patologji

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu jep lajmin e mirë që një fëmijë që ka filluar trajtimin profilaktik për trajtimin e Hemofilisë.

Manastirliu shkruan në facebook edhe se është siguruar trajtimi profilaktik nëpërmjet Faktorit VIII-të për fëmijët me Hemofili, si dhe trajtimin akut për pacientët në këtë Qendër, duke shmangur pasojat në shëndet, që mund të sjellë kjo patologji.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Joanin e vogël dhe familjen e tij, jeta ka ndryshuar tërësisht me fillimin profilaksisë për trajtimin e Hemofilisë, në Qendrën kombëtare të sëmundjeve të lindura të gjakut në QSUT. Kemi siguruar trajtimin profilaktik nëpërmjet Faktorit VIII-të për fëmijët me Hemofili, si dhe trajtimin akut për pacientët në këtë Qendër, duke shmangur pasojat në shëndet, që mund të sjellë kjo patologji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?