Projekte për Shqipërinë/ Rama batuta me të riun, i kërkon diçka: Unë vdes për to (VIDEO)

Në takim online që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me studentët ekselentë që kanë dërguar projektet e tyre, njëri prej tyre u shpreh i interesuar për të dhënë kontributin e tij në fushën e Energjitikës, duke u shprehur se kishte punuar në Amerikë. Në bisedë e sipër, Rama me batutë i ka kërkuar që ta bëjë edhe atë në formatin 3D, duke ironizuar kritikët, të cilët i komentojnë në rrjete sociale se projektet që nxjerr janë thjesht projektime.

Pjesë nga biseda

Flavio Jonuzaj: Kam pasur disa eksperienca në industri në Amerikë. Kam pasur eksperienca pune dhe mësimdhënie në Amerikë, në kërkime shkencore, fokusin e kërkimeve shkencore e kam pasur në kërkim 3D. Ka disa muaj që jam kthyer në Shqipëri dhe pasi ndoqa fushatën dhe pashë që Shqipëria kishte plan për të bërë kampion në fushën e energjitikës mendoj se mund të jap kontribut në këtë fushë.

Rama: Ti mund të punosh edhe me mua për 3D, se unë vdes për 3D.

Flavio Jonuzaj: Patjetër pse jo (qesh)

Rama: Ok, me ministren e Energjisë është e qartë.

SHKARKO APP