Projekti për parkun e Liqenit Artificial, Gonxhe: Frymëmarrje e re

 

Qytetarët e Tiranës do të kenë rreth 5.5 hektarë më shumë hapësira të gjelbra, e parashikuar në projektin e parkut të liqenit artificial, i cili u prezantua pak ditë më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Projekti i jep parkut mbi 54 mijë metra katrorë, pra që rikuperohen dhe i shkojnë parkut. I merren sipërfaqes aktuale sot të Gardës së Republikës dhe i kthehen parkut. Vetë qytetarët përfitojnë një ndërtesë shumë cilësore dhe një investim shumë cilësor për shërbimet one stop shop që bën qeveria shqiptare dhe organet e administratës”, sqaron Blendi Gonxhe, drejtor i Parqeve në bashkinë e Tiranës, i cili i hedh poshtë deklaratat e PD se ky projekt është hartuar në mungesë të plotë të transparencës.

Teksa argumenton gjithashtu se projekti u jep fund abuzimeve të kryera në gjithë këto vite me parkun e :Liqenit Artificial.

“Bien të gjitha dyshimet dhe diskutimet e mëparshme për komplotin e ndërtimeve në hyrje të parkut, në vend të abuzimit pemë, do të sistemohet i gjithë peisazhi që ju shikoni. Do ketë një punë shumë intensive për administrimin e parkut dhe rishikimin e të gjithë destinacionit të gjithçkaje që zhvilohet brenda parkut”, argumenton ai.

Teksa në mbledhjen e së mërkurës të këshillit bashkiak, pritet që këshilltarët e djathtë të propozojnë diskutimin e mastërplanit të parkut të liqenit artificial të Tiranës.

SHKARKO APP