Prokuror i Përgjithshëm, 4 kandidatura në garë
Kjo e enjte ka shënuar mbylljen e afatit për aplikimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm dhe gara do të zhvillohet mes katër kandidaturave.
Arta Marku, e cila aktualisht mban këtë post si e përkohshme, Olsian Çela prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fatjona Memçaj aktualisht prokurore në prokurorinë e Apelit, një kandidaturë kjo e cilësuar e kompletuar dhe Lulzim Alushaj nga radhët e avokatisë, i cili ka studiuar jashtë Shqipërisë.
Tashmë do të jenë 11 anëtarët e KLP-së që do bëjnë renditjen në bazë të Kushtetutës dhe kritereve te vendosura ngë vetë KLP. Arta Marku edhe nëse nuk rikonfirmohet si Kryeprokurore, kalon automatikisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit siç e përcakton edhe statusi i Prokurorit të Përgjithshëm.
KOHA JONË SONDAZH

