Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e shtetasit me tre emra, i arrestuar në Itali

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë e shtetasit V.D. alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij, i arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë si dhe “Trafikim të Narkotikëve”.

“Në kuadër të procedimit pasuror të datës 17.04.2025, u arrit në përfundimin se vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit V.D. dhe familjarëve të tij, më konkretisht një apartament dhe dy llogari bankare, nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre të ligjshme. Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga shtetasi V.D., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin “Prodhim dhe shitje narkotikësh””, njoftoi prokuroria.

Sipas prokurorisë “për këtë shtetas është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Më datë 12.10.2005, është bërë anullimi i kërkimit pasi është arrestuar në Itali”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë arriti në përfundimin se pasuria e pajustifikuar është drejtpërdrejt në pronësi dhe zotërim të plotë të shtetasit V.D. alias E.D. dhe nënës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për sa më sipër, u kërkua dhe u sekuestruan pasuritë e mëposhtme: Pasuria e Paluajtshme apartament Nr 214/342+1-46, zk 3866, vol 76, fq 62 , Tiranë; Llogaria bankare me gjendje aktuale 1,097,636.86 lekë; si dhe Llogaria bankare me gjendje aktuale 1.601.434.50 lekë”, njoftoi prokuroria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?