Prokuroria flet për kërcënimin e Llallës

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar sot pas publikimit të lajmit se kryeprokurori Adriatik Llala është kërcënuar.

Zëdhënësi Albi Seriani informoi për mediat se puna e këtij institucioni vijon normalisht. “Pas lajmit të publikuar në televizionin Top Channel, me titull: “Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria”, dëshirojmë të theksojmë se, si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”,- njoftoi Prokuroria.

Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori largon familjen nga Shqipëria

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?