Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për Valdrin Pjetrin

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme do të kërkojë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit. Burime të RTV Ora thanë se në pritje të përgjigjes së letërporosisë së dërguar Interpolit dhe Europolit, ballafaqimi i shenjave të gishtave është mënyra më e shpejtë për të zbardhur të vërtetën e të shkuarës së Valdrin Pjetrit në Itali. 

Prokuroria e Përgjithshme është duke përgatitur fletë-thirrjen drejtuar Valdrin Pjetrit për të dhënë gjurmët e gishtave.

Burime nga grupi hetimor në sektorin e dekriminalizimit thanë për RTV Ora se administrimi i gjurmëve të gishtave është veprimi i radhës që do të kryhet brenda pak ditëve, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria e cila i ka nisur hetimet në ditët e para të gushtit pas denoncimit të PD, mësohet se fillimisht u është drejtuar ministrisë së Drejtësisë, drejtorisë së burgjeve dhe gjykatave shqiptare duke i pyetur nëse Valdrin Pjetri kishte precedent penalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë këto institucione i kanë kthyer përgjigje organit të akuzës duke theksuar se në Republikën e Shqipërisë Valdrin Pjetri nuk ka precedent penal. Ndërkohë prokuroria e përgjithshme i është drejtuar Europolit me kërkesën për të verifikuar bazën e të dhënave për të kryebashkiakun e Shkodrës të dalë nga votimet e 30 qershorit.

Një burim i prokurorisë, tha se referuar kallëzimit të PD, është kërkuar informacion nga Interpoli dhe Europoli nëse ndaj Valdrin Pjetrit është kryer ndalimi, arrestimi apo dëbimi në shtetin Italian në vitet 2001-2002. Kjo kërkesë për informacion është dërguar me letërporosi në adresë të palës italiane ndërsa grupi i hetimit është në pritje të përgjigjes për këtë çështje.

Derisa autoritetet italiane të sjellin letërporosinë në Tiranë, duket se vetmja mënyrë më e shpejtë për të arritur një përfundim në lidhje me këtë çështje është marrja e gjurmëve të Valdrin Pjetrit.

Shenjat e gishtave mund ti dërgohen Interpol Romës nga Interpol Tirana me kërkesën për verifikim në bazën e të dhënave të policisë italiane. Marrja e shenjave të gishtave është një praktikë e zbatuar nga prokuroria edhe vitet e kaluara për deputetët e dënuar në të shkuarën në Brenda dhe jashtë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?