Promovimi i të rinjve e ”dogji”, Edi Rama rrezikon të mos jetë më as deputet

Në këto zgjedhje të Përgjithshme Parlamentare, u regjistrua një pjesëmarrje e jashtëzakonshme dhe rezultati pritet që të jetë i ngushtë, në favor të opozitës së bashkuar. Kryeministri Edi Rama, nga ana tjetër, rrezikon të mos jetë më në Parlament as si deputet. Bazuar në rezultatet e projeksioneve të bëra nga mediat si: Top Channel, Euronews, Syri Tv, Ora News dhe Dosja.al, opozita fiton bindshëm.

Referuar parashikimeve të qarqeve ku Rama garon për deputet, duket se kryeministri është në ”vijën e rrezikut” në Durrës dhe Vlorë. Ishte vetë kryeministri ai që vendosi që të krye të listave të rreshtonte të rinjtë, por duket se nga kjo gjë po e pëson vetë. Sipas sondazhit të Top-Channel, në Durrës, Partia Socialiste merr tetë mandate, por i fundit, mbetet gjithmonë me pikëpyetje.

Në bazë të projeksionit të Dosja.al, PS-ja merr gjashtë mandate, duke lënë jashtë Lefter Kokën dhe Edi Ramën. I fundit që e mbyll 6-shen, është Rrahman Rraja, një prej më të përmendurve gjatë mandatit të dytë të Ramës për “bëmat” e djalit dhe nipërve të tij. Po ashtu, edhe Exit Poll i Oranews i Antonio Notto i jep PS-së 40-44% të mandative (më pak se gjysma nga 14 që janë gjithësej), duke lënë sërish jashtë krryeministrin Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të pasur rezultate më të sakta, mbetet që të presim të mbarojë numërimi i votave, që do të tregojë nëse kryeministri Edi Rama do të jetë më në Parlament si deputet, apo do t’i ndjekë ngjarjet nga jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?