Pronari i Universitetit “Kristal” shpallet në kërkim, vidhte energjinë

 

​Pronari i Universitetit “Kristal” është shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike. Në deklaratën e policisë thuhet se nga kontrolli i ushtruar në këtë subjekt privat u konstatua se furnizohej me energji elektrike me linjë të dytë në mënyrë të paligjshme. njofton gazeta Express. Pronari i Universitetit Kristal është shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike. Policia e Durrësit njofton se të hënën, më 23 shkurt 2015, filloi procedimi penal në mungesë për Ahmet Muçajn, 67 vjeç, banues në Tiranë, pronar i universitetit privat “Kristal” dhe administrator i firmës së pezulluar “Spitali Universitar Kristal” shpk.

Ahmet Muçaj ishte presidenti i Universitetit Kristal, i cili u mbyll në muajin gusht të vitit të kaluar, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore. Ai ka marrë më parë titullin “Qytetar Nderi” i Përmetit dhe Çorovodës, për kontributet që ka bërë për këto qytete.

SHKARKO APP