FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Protesta e 12-të për Zvërnecin, protestuesi: Kemi shantazhe edhe nga opozita

Protesta kundër projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit ka hyrë në ditën e saj të 12-të, me qytetarët që janë mbledhur sërish në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, një nga protestuesit që foli para mediave ka komentuar edhe përplasjet politike, duke deklaruar se presioni dhe “shantazhe” nuk vijnë vetëm nga një kamp politik, por sipas tij ekzistojnë edhe brenda opozitës.

”Që nga dita e parë që ka nisur kjo protestë dhe i kam prijë, dua të them që problemet e 35 viteve nuk zgjidhjet për 10. Jemi kundër dyshes që kanë marrë peng vendin, jemi kundër dyshes, Rama-Berisha. A keni parë ndonjëherë tubime kaq të sinkronizuar, në të gjithë botën ku ka shqiptarë. Po të dihej se kush është këta do e kishin kapur, por duke qenë se është vullnet popullor nuk kanë çfarë të bëjnë, Por shantazhet dhe kërcënimet më të mëdha vijnë nga njerëzit pranë opozitës”, tha protestuesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe:

Nga Gjermania në protestë, i riu: Do jemi këtu deri në largimin e Ramës

Protestat masive në Tiranë, ”The Guardian” e shpall ”Foto e Ditës”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?