Protesta e 70-të, qytetarët marshojnë në Bulevard: Nesër më shumë!

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë Bulevardit, duke vijuar protestën e 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët janë nisur në grup nga zona e tubimit, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar thirrjet “Nesër më shumë!”, në shenjë të vendosmërisë për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim.

Tubimi i sotëm u zhvillua para Kryeministrisë, ku protestuesit përsëritën kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përfundimit të marshimit, protestuesit kanë paralajmëruar se qëndresa do të vijojë edhe nesër, duke e kthyer në një slogan të protestës së sotme thirrjen: “Nesër më shumë!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijojnë prej 70 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se do të vazhdojnë mobilizimin edhe në ditët e ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?