Protesta e opozitës më 7 tetor, diskutohen masat e Policisë

Drejtori në detyrë i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka thirrur drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe shefat e komisariateve të kryeqytetit për të diskutuar lidhur me masat që do të merren për protestën e opozitës që është lajmëruar nga opozita. Protesta e ditës së hënë pritet të jetë një protestë ndryshe, pasi siç lajmërohet nuk do të ketë fjalime, por do të shtrihet në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Protesta do të mbahet të hënën më 7 Tetor si rezultat i mosbindjes civile që ka ndërmarrë opozita.

SHKARKO APP