Protesta për Klodianin zhvendoset tek Kryeministria: Jemi tek koka e KRIMIT, tek Edi Rama

Protesta masive që nisi para godinës së Ministrisë së Brendshme është zhvendosur para Kryeministrisë. Megjithë shiun e rrëmbyeshëm mijëra qytetarë kanë dalë në tubim për të kërkuar drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Një prej protestuesve u shpreh për gazetarët se të gjithë do të shkonin tek ai që u cilësua tek koka e krimit. ”Do ikim atje, tek koka e krimit, tek Edi Rama”,-tha qytetari. Shokët e viktimës kanë qenë të pranishëm në protestë , ku njëri prej tyre me lot në sy i është drejtuar një efektivi i policie se kë po mbronte, pasi në vend të Klodianit mund të ishte kushdo, mund të ishte edhe nipi i tij. “Mund të ishte nipi yt që kthehet në shtëpi, kë po mbron?”, shprehet shoku i viktimës.

Qytetarët kanë rrëzuar pemën e krishtlindjeve të vendosur para Kryeministrisë. Ndërkohë në tubimin te Ministria e Brendshme pati përplasje me Policinë gjatë momentit që qytetarët tentuan të hyjnë në godinën e ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një gazetar ka mbetur i plagosur gjatë përplasjeve.  Andi Llabuti, gazetar i JOQ, është gjakosur nga përplasja me policinë. I lënduar ka mbetur dhe këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi), si dhe një punonjës i policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

VIDEO LIVE/Protesta para Kryeministrisë 

FOTO GALERI/Protesta para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?