Protestë në Tiranë kundër luftës, vajza nga Ukraina: Atje kam djalin 8 vjeç
Në Tiranë para ambasadës ruse, u mbajt një protestë kundër vendimit të Putinit dhe sulmit në Ukrainë. Një prej protestuesve është edhe Svitiana Luzina, e cila është ukrainase. Ajo e ka të pamundur të shkojë në Kiev atje ku ka djalin e saj 8 vjeçar dhe dy prindërit, por në mes të kësaj situate të vështirë ajo shpreson se do të mund të shkojë pranë familjes.
“Unë jam nga Kievi, kam prindërit dhe djalin atje, ai është 8 vjec. Une jam këtu në Shqipëri sepse bashkëshorti im punon në ambasadën e Ukrainës dhe unë jam këtu me të. Unë sigurisht do iki në Ukrainë por tani nuk është e mundur por besoj se mund t’ia dal të shkoj atje ndoshta javës tjetër”.
Shpresa e Svitlanës qëndron tek populli rus, ku sipas saj ata janë të vetmit që mund të ndalojnë sulmet që kanë nisur.
“Po kam komunikim me djalin dhe prindërit e mi. Përpiqem të mbaj telefonin gjithë kohës në dorë. Është një situatë shumë e vështirë. Dje i thashë bashkëshortit që nuk është e mundur por sot që shohim cfarë ka ndodhur, është një situatë shumë e vështirë”.
KOHA JONË SONDAZH

