Protestë për Klodian Rashën edhe në Bulqizë, një grup të rinjsh marshuan për 1 orë

Të rinjtë e qytetit të Bulqizës, protestuan në mbrëmjen e djeshme përpara godinës së Komisariatit të policisë. Ata apeluan për zbardhjen e së vërtetës dhe ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha.

Protestuesit u mblodhën në orën 21:30 dhe fillimisht ndezën qirinj në përkujtim të 25 vjeçarit, Klodian Rasha, që u ekzekutua nga një efektiv policie i njësisë “Shqiponja” në Tiranë. Protesta e të rinjve zgjati afro gjysmë ore përpara policisë dhe më pas marshuan në pedonalen e qytetit.

Megjithëse reshjet e shiut nuk reshtën të rinjtë ishin me dhjetëra. Thirrjeve të tyre ju bashkuan edhe qytetarë të shumtë, të cilët kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, duke e cilësuar sjelljen e policisë si pjesë e një sistemi shtetëror diktatorial.
Marshimi përfundoi pas 1 ore. Gjatë protestës nuk pati konfrontime me policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?