Prrenjas, shoferët përleshen me Policinë, ja si shprehen për kryebashkiaken Rira

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prrenjasit. Policë të ngarkuar me misionin e tyre  “që në hyrje të qytetin nuk duhet te lejohej asnje furgon apo autobuz të punojë, kjo si pasojë se qyteti është në rikonstruksion e sipër”.  Nga gjendja e rënduar me dhjetra drejtues mjetesh kanë protesuar, madje janë gjobitur për arsye të mos bindjes së urdhërit nga efektivët e policisë Prrenjas.

Qytetarë të ndyshëm kanë dhënë për mendimin e tyre për këtë çështje, duke fajësuar kryetaren e bashkisë Prrenjas Miranda Rira.
“Nuk e kuptoj sinqerisht çfarë duan të bëjnë këta të marrë, desh më shtypi makina qëparë, çfare projekti qenka ky more të keqen. Ku jetojmë ne more, o zot mjerë fëmijët tanë” është shprehur një banor i qytetit Prrenjas A.B

Një tjetër banor fajëson kryetaren për bllokimin e hapsirave publike edhe si pasojë kjo hollësi sipas banorit nxit problemin midisa shoferëve të linjës Prrenjas-Librazhd.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gabimi i rëndë i kryetares së bashkisë, nuk është një punë e mirë, përkundrazi e ka prishur më keq seç ka qenë Prrenjasin. Ka ngushtuar rrugën kryesore edhe unë si kalimtarë jam në dorë të Zotit sepse kam hall se më shtyp ndonje makinë si nga krahu majtas por edhe nga krahu djathtas. Unë i uroj jetë të gjatë Mirandës por po merr në qaf këta shofer të shkretë që mbajnë me bukë familjet e tyre” ka shtuar banori i cili është banues në Rrajcë Sh.B

Swiss Digital Mobile Reklama

Irritimi i policisë Prrenjas kundër drejtuesve te mjeteve te transportit publik është e përsëritur, në shumicës e rasteve ka rezultuar edhe me përleshje midis tyre. Policët shprehen jashtë kamerave se ata po bëjnë punën e tyre pasi ashtu janë urdhëruar, ndërkohë të njënjtën përgjigje japin edhe shoferët e furgonave edhe autobuzave duke fajësuar sipas tyre kryetaren e bashkisë për këtë problem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?