PS, kongresi nuk shtyhet

 

 

Kongresi nuk do të shtyhet. Nuk ka asnjë arsye që do të conte në shtyrjen e mbajtjes së kongresit në muajin janar. Këto reagime vijnë pas propozimet që ka bërë koordinatori për zgjedhjet ne qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, Koço Kokëdhima.

Gramoz Ruçi : “E kemi dhënë përgjigjen në korrik , Asambleja Kombëtare kështu që nuk ka përgjigje tjetër për këtë . Asambleja Socialiste ka vendosur gjithë axhendën politike dhe organizative për fushatën e zgjedhjeve të partisë. Të tjerat janë telenovela gazetash .”

Bashkim Fino : “Ide , mendime mund të ketë plot gjatë kohës që bëhen përgatitjet për kongresin, po vendimarrjen kryesore serioze statutore le të themi e ka vetëm asambleja kombëtare e Partisë Socialiste. Ajo e vendosi, do bëhet në janar. Ajo ka të drejtën për arsye nga më të ndryshmet nëse ka arsye objektive ta shtyjë.Unë mendoj se nuk ka arsye për tu shtyrë.”

Anastas Angjeli: ” Shoh që amplifikoni gjëra që  nuk kanë ndonjë bazë. S’ka si t’iu shkojë në mend që mund të ketë shtyrje të kongresit.”

Alfred Peza : “Partia Socialiste është një parti demokratike ku mendimet e individëve kanë po aq vlerë sa ç’kanë mendimet edhe të lidershipit edhe të drejtuesve të forumeve të ndryshme. Si mund të ndikojë Koçua te përçarja e partisë se bën një propozim? Propozimi është i pafajshëm.”

Dashamir Peza : “Nuk e di se çfarë ka thënë zoti Kokëdhima. Ne jemi mësuar që ndodh shpesh herë që janë zhurma mediatike por mund t’iu them në atë që unë perceptoj në Partinë Socialiste , nuk shikoj se ka arsye objektive ose njerëz të cilët kërkojnë që të shtyhet.”

SHKARKO APP