FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS konsensus me dy PD-të për Izraelin, por jo për Kosovën

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ka folur me rezolutën që pritet të diskutohet në seancën e së enjtes për Kosovën. Për të Parlamenti duhet të tregojë pjekurinë e duhur dhe të ketë një rezolutë të përbashkët, pasi kjo është jo vetëm një mesazh i qartë për gjithë kombin shqiptar, por edhe për të treguar mbështetjen që Shqipëria duhet t’i japë Kosovës në këto momente të vështira në të cilën ndodhet.

”Ka një qëndrim për atë që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës, por nuk është arritur një konsensus për atë që ndodhi në Kosovë? A ka shanse për një konsensus dhe një rezolutë të Parlamentit të Shqipërisë që të dilet me një version të përbashkët?

Shpresoj shumë që parlamenti shqiptar të tregojë pjekurinë e duhur dhe të ketë një rezolutë të përbashkët. U kërkua nga opozita që të kemi një seancë me debat, ne e pranuam. Dhe në fund të pranojmë një draft të përbashkët final, që do të jetë si drafti i të gjitha palëve në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresoj që në këto orë që kanë ngelur të mund të kemi një draft të përbashkët. Kjo pasi ne nuk duam që politika të jetë e shpërndarë dhe që politika të luajë me interesat e Kosovës. Ky është një mesazh i qartë për të gjithë kombin shqiptar dhe për mbështetjen që ne duhet ti japim në këto momente të vështira Kosovës”,-tha Pëllumbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?