PS mbyll fushatën në Kamëz, Veliaj: Me Edin dhe Rakipin, Kamza do shkojë vetëm përpara

Partia Socialiste ka mbyllur sot fushatën në Kamëz. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla morën pjesë në takimin final të kësaj fushate, kërkoi votën e Kamzës, Paskuqanit dhe Bathores për një tjetër mandat për Rakip Sulin në krye të kësaj Bashkie.

Veliaj tha se edhe në Kamëz, qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka realizuar çdo investim dhe çdo projekt të kësaj Bashkie.

“Edi Rama e do Kamzën. Ka pranuar çdo propozim për të investuar për Kamzën, çdo projekt të rindërtimit për Kamzën, çdo shkollë të re për Kamzën, çdo kopësht, çdo çerdhe, Parkun e Paskuqanit dhe të gjitha projektet e Bashkisë së Kamzës. Me Edin dhe me Kipen Kamza do shkojë vetëm përpara. Për të gjithë ata që i kanë parë hajrin, që i kanë parë leverdinë, që i kanë parë prokopinë një skuadre të Edit dhe të Kipes që nuk na përçan veri-jug, por që na bashkon, që nuk na dhunon, nuk na përdor për të mbushur autobusët për të ardhur në Tiranë për protesta, – shoh disa nga politika e vjetër që thonë “Kamzën e kemi në xhep, apo “në Kamëz kemi varur xhaketën”, – askush nuk e varur xhaketën në Kamëz, askush nuk e ka Kamzën në xhep, Kamza është në këmbë, Kamza është gati për fitore dhe Kamza mezi pret të punojë”,-u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?