PS thellon fitoren, shkon në 83. I merr PD-së një mandat në këtë qark nga votat e Diasporës

Diaspora po lëviz numrat. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, pasi nga numërimi në qarkun e Vlorës, i ka marrë një mandat PD-së, duke shkuar në 9 dhe që PD bie në 3 mandate. Arritja e PS-së te mandati i nëntë erdhi pas numërimit edhe të votave të diasporës, të cilat duket se janë dukshëm më të shumta në numër për Partinë Socialiste.
Mandatin e nëntë për PS në Vlorë e paralajmëroi pas mesnate edhe kryebashkiaku i qytetit Ermal Dredha, i cili tha se ky ishte një synim i socialistëve atje. Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse PS do e mbajë deri në fund të numërimit mandatin e nëntë ose jo.
Sakaq sa i takon votës për kandidatët në listën e hapur, në krye të listës është Damian Gjiknuri, ku deri më tani ka marrë mbi 7 mijë vota, por i ndjekur ngushtë nga Ardit Bido dhe Vullnet Sinaj, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini. Nga kjo listë preferenciale mbetet jashtë kandidatja që përfaqëson komunitetin rom, Ina Majko, të cilën Rama ka thënë se do t’i japë një post si ministre në qeverinë e re.
PD nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e ri për kandidatët në listën e hapur, duke lënë jashtë Petraq Gjikurinë, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Himarë, dhe humbi përballë Vangjel Tavos. /Koha Jonë/
Votat për kandidatët