Pse e vr*në 58-vjeçarin? Bashkëjetuesja: Jo i trembur nuk ka qenë, por rrinte shtrirë

Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u vra të dielën në Vlorë, thotë se ka qenë në banesë bashkë përpara krimit dhe se ngjarja ka ndodhur rreth 5 minuta pasi ai i kishte thënë se po dilte për të pirë kafe pranë punës së tij.

”Unë isha brenda në shtëpi, nuk e di. S’e imagjinoja, dhe i thashë rri ore ulur. Rri mos ik tani. Jo më tha, do iki. Do dal. Do ikte të pinte kafe te puna. Në momentin që ai doli, sa doli unë mora rrobat e punës u vesha. Pas 5 minutash si iku ai, kam dalë unë. Po, po dëgjova të shtëna kështu dhe mendova se ishin fishekzjarrë ato. Kam parë vetëm atë që ishte shtrirë. Ishte pa jetë, kishte mbaruar çdo gjë. Bërtita me të madhe, ulërita. Bërtita e bërtita, asnjeri nuk erdhi derisa u ula poshtë pastaj lajmërova policinë. Erdhi policia pastaj, mori masa”, rrëfen Rakipaj.

E pyetur nëse Renato ka pasur konflikte, ose probleme me ish-bashkëshorten dhe fëmijët ajo u përgjigj: “Nuk e di. S’e di atë. Jo, jo fare. Këto nuk i di”. Ajo zbulon se pak momente përpara ngjarjes viktima qëndronte i heshtur dhe nuk fliste shumë. “Jo i trembur s’ka qenë, por rrinte shtrirë. Unë i thosha çfarë ke more që nuk flet”, shprehet ajo.

SHKARKO APP