Publikimi i përgjimeve, Gjokutaj: Tani ato janë “folk parade” në duart e popullit
Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisoionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se media nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit me publikimin e përgjimeve, ndërsa theksoi se tashmë ato disqe janë folk paradë në duart e popullit.
Pjesë nga biseda në studio:
Gjokutaj: Urdhëri i prokurorisë për ndalimin e publikimit është i paligjshëm jo vetëm nga ana formale, por në thelb. Është njësoj sikur të nxjerrësh sot një ligj dhe të thguash ndalohen vjedhjet. Ligji nuk urdhërohet të zbatohet. Padijenia e ligjit nuk të shpëton ty nga përgjegjësia. Ka një teknikë në juristprudencë. Ligji është i zbatueshëm automatikisht.
Zheji: Është shkelur ligji me publikimin e tyre?
Gjokutaj: Ky urdhër është një gënjeshtër. Nga media nuk ka asnjë shkelje. Media është marrë me këtë punë dhe e ka transmetuar. Tani këtu ka një element tjetër, i kësaj radhe është që këtë e ka transetuar një media e huaj, me të cilën nuk merren dot as prokuroria shqiptare, as qeveria shqiptare, askush. Por ky urdhër ka një vlerë të madhe pozitive. Vërteton se ato disqe janë “kallo e fortë”, janë shumë të dhiumbshme. Do ti dhembi prokurorisë se i kanë lënë të skadojnë këto përgjime janë afateve proceduriale. Kanë dy vjet që këto disqe mbahen të fshehura dhe tani këto kanë vlerë popullore dhe janë “folk parad”.

