Publikohen pamjet – Ja si u grabit farmacia te “Rruga e Kavajës”

Policia ka publikuar pamjet e grabitjes së farmacisë te “rruga e Kavajës” në 25 mars.

Siç shihet nga pamjet, dy persona të maskuar dhe të armatosur hyjnë brenda farmacisë duke marrë një sasi prej 300 mije lekësh.

Një prej grabitësve qëndron jashtë banakut të farmacisë, kurse personi i dytë hyn brenda, duke kërcënuar punonjësen e farmacisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen policia tha se dy 18 vjeçarë dyshohen se janë autorë të vjedhjes së farmacisë në “Rrugën e ‘Kavajës’ në Tiranë ndodhur më 25 mars 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë autorët e dyshuar janë identifikuar Foti Kristalin dhe Kristi Çinari. Policia e Tiranës dyshon se ata janë autorë të disa vjedhjeve me dhunë të tjera.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesave të të rinjve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – Veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të dyshuarit në momentin e kryerjes së ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?