Publikohet fuqive ushtarake në botë, Shqipëria zë vendin e 78-të, Kosova e 141-ta nga 145 shtete të indeksuara

Kosova zë vendin e 141-të nga 145 shtete që figurojnë në renditjen për nga fuqia ushtarake të “GlobalFirepower”.

Kjo faqe ka publikuar renditjen e re të këtij viti dhe prapa Kosovës për nga fuqia ushtarake, nga ato që janë të renditura, gjenden vetëm Somalia, Republika e Afrikës Qendrore, Benini dhe Butani.

Shqipëria zë vendin e 78-të në renditjen e re të indeksit të fuqisë ushtarake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krye të renditjes gjendet SHBA-ja, pasuar nga Rusia, Kina, India e Koreja e Jugut. Në top 10 janë Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia e Italia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky raport, që ka nisur të vlerësojë shtete nga 2006-a, përfshin vlerësimin e shumëllojshmërisë së armëve dhe të fuqisë punëtore, deri te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare.

Përfshihen dhjetëra faktorë në vlerësimin e fuqisë së shteteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?